Flash News

KRYESORE

“70 vjeç do ta gëzojmë pensionin?” Kundërshton Ahmetaj: Nuk është moshë e madhe për shqiptarët

“70 vjeç do ta gëzojmë pensionin?”

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj pati një debat me gazetarin Denis Dyrnjaja mbi reformën e pensioneve në emisionin ‘Top Talk. Duke mbrojtur punën e tij, Ahmetaj u shprej se në 2013-ën, sistemi i pensioneve ishte në rist kapitullimi, por me ardhjen e Partisë Socialiste në pushtet, është ulut deficit.

Në këtë moment ish-ministri u ngacmua nga Dyrnjaja duke i vënë në dukje se mosha e pensionit është rritur dhe njerëzit do të dalin në pension kur të jenë 70 vjeç. Ahmetaj sqaroi se në Shqipëri nuk quhet më i vjetër një 70-vjeçar.

“Kush do të punojë kur të jetë 70 vjeç? Ja, në profesionin tim. Kjo është ironike, po qeshin njerëzit me këtë”, konstatoi gazetari Denis Dyrnjaja. “Ti 70 vjeç do të jesh si Pippo Baudo”, u përgjigj Ahmetaj. “Jetëgjatësia në Shqipëri është nga më të mirat në rajon”, shtoi Ahmetaj.

Ne fund, ish-ministri i Financave theksoi se Partneriteti Publik Privat (PPP) do te jete instrument i rendesishem per mazhorancen, por se do te reduktohen ofertat e pakerkuara.

“PPP do të vazhdojnë të jenë instrument i rëndësishëm. Po përafrojmë variantin e ligjit ku po reduktojmë ofertat e pakërkuara, pasi mendojmë se administrata ka mundësi që të bëjë oferta të kërkuara vetë, sidomos për infrastrukturën”, u shpreh Ahmetaj.

Të fundit