Flash News

KRYESORE

72 vite nga sulmi atomik në Hiroshima

72 vite nga sulmi atomik në Hiroshima

Sot Japonia ka kujtuar 72 vjetorin e sulmit atomik në Hiroshima. Ishte 6 gushti i vitit 1945 ndodhi ajo që do të mbahet mend përgjithmonë, sulmi i parë atomik në botë në Hiroshima. Ndërsa tre ditë më vonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryen edhe një sulm të dytë në Nagasaki .

Japonia është i vetmi vend në botë, i cili ka përjetuar dy sulme atomike, ku janë vrarë 214 mijë persona, 140 mijë në Hiroshma dhe 74 mijë në Nagasaki, ku shumë humbën jetën disa javë, muaj apo vite për shkak të plagëve të shkaktuara nga sëmundjet e lidhura me rrezatimet.

Të fundit