Flash News

KRYESORE

76-vjeçarja ndërroi jetë në Infektiv, Min. Shëndetësisë reagon pasi rasti u publikua në media: Ishte simptomatike për Covid19

76-vjeçarja ndërroi jetë në Infektiv, Min.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë një sqarim specifik lidhur me rastin e një gruaje 76-vjeçare e cila ndërroi jetë orët e fundit në Infektiv, i publikuar sot në media si një nga viktimat e radhës që u prek nga covid-19.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë gruaja nuk ndërroi jetë nga COVID19, por nga tumori i pankreasit.

“Lidhur me lajmin e publikuar në media për një 76 vjeçare që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë informon se, sipas shërbimit infektiv, pacientja ishte asimptomatike për Covid19 dhe ishte transferuar nga shërbimi i mjekësisë interne ku rezultoi batëse me Covid19.

Pacientja ka ndërruar jetë nga sëmundja e tumorit të pankreasit, me metastaza hepatike. 76 vjeçarja nga Tirana vuante dhe nga diabeti mellitus dhe Insuficiencë kardiake e dekompensuar”, shkruan MSH, e cila nuk e ka konsideruar si një nga viktimat e covdi-19 në vendin tonë.

https://politiko.al/ulet-numri-i-te-infektuarve-me-covid-19-ne-shqiperi-mes-tyre-serish-te-prekur-personel-shendetesor/

Të fundit