Flash News

KRYESORE

Me 77 kg kanabis në makinë, “Ndjekja” arreston 51 vjeçarin në autostradë

Me 77 kg kanabis në makinë, “Ndjekja” arreston 51

51 vjeçari Renato Agalliu është arrestuar në autostradën Vlorë-Fier me 77 kg kanabis.

Policia e Vlorës bën me dije se lënda narkotike e llojit Cannabis Sativa e paketuar në 27 pako dhe e vendosur në çanta sporti, është gjetur në brendësi të mjetit tip ''Opel'', i cili drejtohej nga shtetasi Renato Agalliu Pas peshimit përfundimtar, lënda narkotike ka rezultuar të jetë 77 kg. Në përfundim të veprimeve hetimore Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të 51 vjeçarit.

Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, lënda narkotike dhe mjeti tip Opel. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e të tjerë shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet hetimore iu referuan Prokuroisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në ngarkim të shtetasit të mësipërm për veprime të mëtejshme.

Të fundit