Flash News

KRYESORE

79 raste me virus brenda ditës në Kosovë, eksperti i OBSH-së paralajmëron dyfishim të mëtejshëm nëse nuk ndryshon strategjia e masave

79 raste me virus brenda ditës në Kosovë, eksperti i OBSH-së

79 raste të reja me Covid janë u raportuan dje në Kosovë. IKSHPK njoftoi se zonat më të prekura janë Prishtina dhe Ferizaj. Totali i të prekurve ka arritur në 372 të prekur dhe 7 jetë të humbura.

Eksperti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Merkur Beqiri përmes një grafiku të përditësuar të skenareve të parashikimit të përhapjes së koronavirusit, ka paralajmëruar se duhet shtuar kujdesi, pasi sipas tij do kemi dyfishim të rasteve përafërsisht për çdo javë.

“Koha mesatare e dyfishimit të infeksioneve në Kosovë ra sot më keq në 6.8, nga 9.3 sa ishte dje. Kjo nëkupton dyfishim potencial të rasteve përafërsisht për çdo javë “nëse nuk ndryshon diçka ose te virusi, ose tek ne”, shkruan Beqiri.

“Virusin nuk mund ta ndryshojmë, por tek vetvetja mund të ndikojmë, poashtu edhe tek njerzit rreth nesh. Thërrasim për vigjilencë, vetëdije, konsideratë për vete, për familje, për komunitet dhe për të gjithë popullin”,  vazhdon më tej.

Të fundit