Flash News

KRYESORE

8 “dashuritë” e mëdha të BE-së ndaj Shqipërisë sipas Petrit Vasilit

8 “dashuritë” e mëdha të BE-së ndaj

“BE në Tiranë, që e "do" Shqipërinë më shumë se shqiptarët vetë”, kështu e nis shkrimin e tij kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili duke ironizuar qëndrimin e BE-së gjatë gjithë kësaj kohe ndaj situatave në Shqipëri.

Teksa rendit mënyrat se si e “do” BE Shqipërinë sot, Vasili shprehet se, “E keqja është se ne kurrë nuk duam dhe do ta refuzojmë shumë rreptë një Shqipëri si kjo që do BE në Tiranë, edhe sikur kjo e fundit të na thotë këtë në shumë gjuhë, përfshirë këtu anglisht e sidomos kroatisht”.

Reagimi i Petrit Vasilit:

BE ne Tirane,qe e "do" Shqiperine me shume se shqiptaret vete.

BE ne Tirane na ka bere me turp te gjithe ne shqiptareve me dashurine e saj "te perveluar" per Shqiperine.

BE ne Tirane po na "meson" vertet ta duam atdheun tone.

BE ne Tirane e do Shqiperine edhe me droge, ndersa ne nuk dime ta duam ate me droge.

BE e do Shqiperine me drejtesi te partise ne pushtet,ndersa ne e duam me drejtesi te barabarte per te gjithe.

BE ne Tirane e do Shqiperine edhe te plaçkitur me koncesione,ndersa ne jemi kunder vjedhjes parave publike dhe mundit e djerses se mijra shqiptareve.

BE ne Tirane e do Shqiperine edhe te braktisur nga dhjetra mije shqiptare,qe emigrojne ne dhe te huaj,ndersa ne duam qe te gjithe shqiptaret te jetojne ne atdheun e tyre.

BE ne Tirane e "do" vertet Shqiperine,por ate Shqiperi,qe shkon ne humbetire, ndersa ne nuk e duam atdheun tone te mjeruar,te varfer,te deshperuar e pa te ardhme.

Pra BE ne Tirane me te vertet e do me shume Shqiperine se sa ne.

E keqja eshte se ne kurre nuk duam dhe do ta refuzojme shume rrepte nje Shqiperi si kjo qe do BE ne Tirane, edhe sikur kjo e fundit te na thote kete ne shume gjuhe,perfshire ketu anglisht e sidomos kroatisht.

Të fundit