Flash News

KRYESORE

8 deputetë holandez zbarkojnë në Tiranë: Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave

8 deputetë holandez zbarkojnë në Tiranë: Shqipëria nuk

Tetë deputetë holandezë kanë nisur një vizitë dy ditore në Tiranë. Qëllimi i vizitës është pikërisht mbledhja e fakteve sa i takon asaj se çfarë ka arritur Shqipëria në përmbushje të detyrave të lëna në kuadër të integrimit europian.

Në fund të vizitës, deputetët holandez do të hartojnë një raport mbi bazën e të cilit Holanda do të vendos sa i takon propozimit të KE për çeljen e negociatave për anëtarësim.

Ditën e stome, deputetët holandez janë takuar me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha. Në një prononcim për mediat, pas përfundimit të këtyre takimeve ata u shprehën se Shqipëria ende nuk është gati për hapjen e negociatave për integrimin në BE.

Delegacioni drejtohet nga Malik Azmani që i përket partisë për  Liri dhe Demokraci ndërsa anëtarë janë  Anne Mulder po nga e njëjta parti. Kees Verhoeven nga partia Demokratët 66, Bram Van Ojik të Gjelbërit e Majtë, Frank Futselaar Partia Socialiste, Stieneke Van der Graaf Unioni Kristian, Mr Pieter Omtzigt partia Kristian Demokrate dhe Jeffrey Van Haaster.

Të fundit