Flash News

KRYESORE

8 dhjetori, Basha para të rinjve demokratë: Sot më përshkojnë dy emocione të forta

8 dhjetori, Basha para të rinjve demokratë: Sot më

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i buzëqeshur e tejet i lumtur, ka folur sot para të rinjve demokratë në një takim në “Qyteti Studenti”.

Basha u shpreh se sot, në 8 Dhjetor, në ditën e Rinisë,  i përshkojnë 2 emocione të forta.

“Dy emocione të jashtëzakonshme më përshkojnë sot, i pari ai i kujtesës. Ky emocion merr formën e mirënjohjes më të thellë ndaj dhjetoristëve dhe me respektin e jashtëzakonshëm ndaj studentëve të dhjetorit. Kam në zemrën time mirënjohjen më të thelllë ndaj të rinjve shqiptarë.

Emocioni i dytë që më përshkron sot është emocioni që dini të falni vetëm ju, rinia demokrate”, u shpreh Basha, teksa shtoi se 8 dhjetori është një nga ditët më të bukura të demokratëve.

"Dhjetori 1990 dita kur kurajo triumfoi mbi frikën, kur dëshira për liri triumfoi mbi dhunën robëruese të diktaturës.

Nga kurajo e studentëve të dhjetorit dhe liderit të tyre Azem Hajdari, shqiptarët rigjetën lirinë e humbur: lirinë e mendimit, te fjalës, lirinë politike, te besimit, lirinë e lëvizjes. Liria politike në themel të dinjitetit njerëzor. Në një shoqëri ku qytetaret nuk kanë ndikim mbi mënyrën si qeverisen, nuk mund të ketë dinjitet njerëzor. 8 dhjetori dita e parë europiane në Shqipëri. Ishte fillimi i një udhëtimi të pandalshëm drejt identitetit të humbur. Shqipëria ka bërë shumë përpara që prej Dhjetorit ‘90. Por edhe shumë gjëra shkuan keq, shumë gjëra u vonuan, shumë të tjera qenë më të vështirë seç i menduam. 27 vjet pas rënies së komunizmit liritë politikë të shqiptarëve janë sërish të kufizuara. Shqiptarët ende nuk votojnë të lirë, se dinjiteti i tyre është i nëpërkëmbur. Në  vend që në Shqipëri të flitet për politika moderne, biznese te reja, flitet për pastrim të parlamentit nga kriminelet, për banda trafikantësh, për pastrim parash. Në '90-ën regjimi përdori dhunen e ideologjise, në 2017 po përdoret krimi i bere njesh me politiken per te dhunuar lirite e shqiptareve, duke i detyruar te braktisin sërish vendin", u shpreh më tej kryetari Basha.

 

Të fundit