Flash News

KRYESORE

8 fitore në 8 ndeshje, Belgjika mposht 2-0 Kazakistanin

8 fitore në 8 ndeshje, Belgjika mposht 2-0 Kazakistanin
Belgjika është ndër kombëtaret më të mira në Europë dhe këtë e tregoi dhe këtë të diel. Skuadra belge fitoi 2-0 ndeshjen në eliminatoret e Euro 2020 kundër Kazakistanit. Hazard me shokë tani numërojnë 8 fitore ne 8 ndeshje duke kryesuar grupin I me 24 pikë të plota. A ka ecuri më perfekte se kjo? Për sa i përket takimit, belgët e gjetën golin e parë në minutën e 21' me shtatlartin Batshuayi. Sulmuesi i Chelseas i dha frymë ekipit dhe krijoi të gjitha kushtet për golin e dytë, shënuar nga Meunier. Ishte Hazard ai i cili dhuroi një asist fantastik dhe tashmë Belgjika siguron një tjetër fitore duke pësuar gjithsej vetëm një gol në kualifikuese. Udhëtim fantastik drejt Europianit!


 

Të fundit