Flash News

KRYESORE

8 kërkesat/ Kryeministi i Shqipërisë studentëve të tij: Nuk mund të më merrni peng

8 kërkesat/ Kryeministi i Shqipërisë studentëve të tij:

Kryeministri Edi Rama i konsideron pengmarrje tetë kërkesat e paraqitura nga studentët për përmirësimin e arsimit në Shqipëri. Gjatë debatit me studentë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, Rama theksoi se studentët ta harrojnë se do të marrin prej tij ndonjë deklaratë zyrtare sa i përket plotësimit të kërkesave, por duhet të mjaftohen me deklaratat publike.

“Ju nuk më keni marrë peng mua. Unë deklaratë zyrtare ty nuk të bëj. Deklaratë zyrtare, që të shkosh ti të festosh vitin e ri në shtëpi se më ke marrë mua peng, unë nuk të bëj. E dashke dhe me shkrim ti, që të shkosh në shtëpi me deklaratë”, replikoi Rama me një prej studentëve.

Studentët e pranishëm në sallë kanë kërkuar nga Rama që të shohin vendime konkrete përpara se të ulen në dialog për problemet e arsimit.

“Edhe burgjet kanë kushte, në konvikte s’jetojnë dot kafshët”, Rama -studentit: E dëgjoj shpesh këtë teori, shkatërron ekonominë

“Ne i dimë të gjitha problematikat”, studenti-Edi Ramës: Atëhere, çfarë po kërkon nga ne?!

Studentja nxjerr zbuluar Edi Ramën: Rektori na gënjeu, nuk na tha që do jesh ti i pranishëm këtu

Të fundit