Flash News

KRYESORE

8 marsi i Edi Ramës dhe Erion Veliajt; Pse munguan Linda Rama dhe Arjola Xoxa?

8 marsi i Edi Ramës dhe Erion Veliajt; Pse munguan Linda Rama dhe Arjola

Gjatë ditës së djeshme, kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj ishin mjaft aktiv në rrjetet sociale me urimet e tyre për festën e grave. Megjithatë, ajo që ra në sy ishte fakti as Rama dhe as Veliaj nuk shfaqën ndonjë foto me bashkëshortet e tyre dhe as nuk morën pjesë në ndonjë ceremoni me to.

Një pyetje të tillë e ka shtruar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Duke iu referuar një mesazhi të një ‘qytetari dixhital’, Berisha shkruan se Edi Rama dhe Erion Veliaj jo vetëm festuan 8 marsin me militante dhe zyrtare te PS, por ata nuk u shfaqen ne pritje por as dhe me ndonjë foto me zonjat e tyre.

“Ku i kanë zonjat e tyre të nderuara dy kryetarët e Partise Socialiste, Edi Rama dhe Erion Veliaj? Të dashur miq, këtë pyetje qytetari dixhital nuk e shtron për gossipin që ka mbushur jo vetëm Tiranën por dhe Durrësin për mungesën prej kohësh të zonjave të para socialiste në veprimtari te burrave te tyre kryetare te PS, por e shtrone, thotë ai, sepse dje me 8 mars të dy kryetaret e Partise Socialite, Edi Rama dhe Erion Veliaj jo vetëm festuan 8 marsin me militante dhe zyrtare te PS, por ata nuk u shfaqën në pritje por as dhe me ndonjë foto me zonjat e tyre?!”, shkruan Berisha.

Të fundit