Flash News

KRYESORE

8 mln euro për ish-lojtarin e Partizanit, Tare sfidon Gerrard

8 mln euro për ish-lojtarin e Partizanit, Tare sfidon Gerrard

Caleb Ekuban pritet të largohet nga Turqia në verë. Sipas "Corriere dello Sport", për të kanë interes Lazio dhe Rangers.

Ish-sulmuesi i Partizanit është në shënjestër të klubit italian dhe drejtori sportiv Igli Tare do të jetë në konkurrencë me trajnerin e ekipit skocez, Steven Gerrard. 26-vjeçari aktualisht luan te Trabzonspor. Forma e mirë e sulmuesit në Turqi (3 gola) ka lënë të gjithë të befasuar, teksa vlera e kartonit të tij është 8 mln euro.

Tare është duke lëvizur me aq sa ka mundësi, në mënyrë që Gerrard të mos ketë shanse për ganezin. Beteja zgjat deri në gushtin e ardhshëm. Fitoftë më i miri!

Të fundit