Flash News

KRYESORE

8-muajshe shtatzënë, gruaja nga Bulqiza ngre kovat me krom: E vetmja mundësi jetese

8-muajshe shtatzënë, gruaja nga Bulqiza ngre kovat me krom: E vetmja

U desh një reportazh i “Le Iene” që problemi me banorët e Bulqizës, punëtorët e nëntokës, fëmijët e gratë, të merrte përmasa të mëdha.

Erjona Balla është gruaja 28 vjeçare, e cila ndonëse është në muajin e 8-të të shtatzënisë, detyrohet të mbledhë krom çdo ditë e të transportoj kovat e rënda, vetëm e vetëm për të siguruar bukën e gojës.

28-vjeçarja shprehet për emisionin “Njerëz në Fokus”, se duhet të punojë për të siguruar ushqimin për veten dhe djalin e saj, 3-vjeçar.

Ajo thotë se bashkëshorti i saj ndodhet në burg, dhe e vetmja mundësi për të jetuar, është që të mbledhë krom dhe ta shesë atë.

“Prej 4 muajsh e gjysmë unë dal këtu, që të mbledh kromin. Është e vetmja mundësi për të jetuar, dhe për të siguruar të ardhura për vete dhe djalin e vogël. Burri im ndodhet në burg. Dhe unë jetoj vetëm me një ndihmë të vogël ekonomike. Ajo nuk më mjafton për të paguar detyrimet e ujit dhe energjisë. Duhet të ndihmoj edhe bashkëshortin që ndodhet në burg. Madje atë as nuk e kanë mjekuar aty. Edhe pse ndodhet në gjendje të vështirë shëndetësore. Unë edhe pse jam shtatzënë detyrohem të mbledh kromin, dhe pastaj ngre kovat e rënda. Mbaj edhe djalin me vete, s’kam ku ta lë”, – rrëfen gruaja, me shpresën që një ditë e bukur do vijë dhe për të.

 

Të fundit