Flash News

KRYESORE

80% e tifozëve kundër Valverdes, katalanasit zgjedhin trajnerin e preferuar

80% e tifozëve kundër Valverdes, katalanasit zgjedhin trajnerin e

Në Barcelonë nuk e duan më trajnerin Ernesto Valverde. Për tifozët nuk ka rëndësi nëse ai e fiton apo jo kampionatin, sepse nuk iu pëlqen mënyra se si skuadra luan nën drejtimin e tij.

Gazeta "El Mundo Deportivo" ka pyetur tifozët katalanas se cilin trajner do të donin në drejtim të skuadrës, kur Valverde të largohet. Ende nuk ka ndodhur asgjë, por e përditshmja katalanase e bën të kryer!

Rezultatet e sondazhit kanë treguar se vetëm një trajner mund t'i kënaqë thuajse të gjithë. Ai është gjermani Jurgen Klopp. Ironi paksa, sepse ishte pikërisht ai i cili i poshtëroi vjet me përmbysjen në Champions League me Liverpool-in e tij.

Edhe Koeman është një alternativë që i bind tifozët e Barcelonës, por jo aq sa Klopp. Duhet theksuar se mbi 80% e tyre janë kundër trajnerit aktual. A duhet sinjal më i qartë se ky për drejtuesit e klubit?

Të fundit