Flash News

KRYESORE

80 mijë dollarë për një foto me Obamën, dënohet me burg miku i Bilal Shehut

80 mijë dollarë për një foto me Obamën, dënohet me

Është dënuar me katër muaj burg shtetasi amerikan , që sajoi  një kontribut të paligjshëm nga një i huaj në një komitet të përbashkët për mbledhjen e fondeve për presidentin Barack Obama në vitin 2012,

Siç shkruan Zëri i Amerikës, William Argeros kishte pranuar fajësinë në vitin 2016 për këtë çështje dhe për dëshmi të rreme, megjithatë para gjykatësve ai u shpreh se "ndjehem i turpëruar dhe marr përsipër përgjegjësinë e plotë për çfarë kam bërë".

Gjykatësja Madeline Cox Arleo, vuri në dukje mungesën e precedentëve paraprak penal të 61vjeçarit dhe besimin se kontributi prej 80 mijë dollarësh nuk kishte për qëllim të ndikojë në zgjedhjet amerikane.

Ligji amerikan u ndalon shtetasve të huaj të japin kontribute për kandidatët federalë. Avokati John Azzarello, duke përfaqësuar zotin Argeros, tha se klienti i tij po vepronte në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me ish presidentin Obama.

Avokati Azzarello tha se kandidati ishte Edi Rama, i cili aktualisht është kryeministër i Shqipërisë. Kur akuzat u publikuan në vitin 2016, zyra e zotit Rama mohoi të ishte burim i kontributeve.

Zyra e prokurorit amerikan pretendonte se zoti Argeros organizoi kontributin përmes një banori nga Neë Jersey, Bilal Shehu, i cili u dënua me kusht në vitin 2017.

Ngjarja ndodhi kur Bilal Shehu dhe Edi Rama, kreu i PS dhe tani Kryeministër i Shqipërisë, u paraqitën në fushatën e Obamës në San Francisco në tetor 2012.

Të fundit