Flash News

KRYESORE

80 shtetet më me ndikim në kulturën botërore; në Ballkan vetëm shqiptarët mbeten jashtë

Universiteti i Pensilvanisë dhe BAV Group kanë renditur 80 shtetet që kanë ndikimin më të madh në kulturën botërore. Influenca në kulturë është një faktorët kryesorë në kur bëhen llogaritë për shtetet më të mira për të jetuar.

Ndikimi kulturor lidhet me lumturinë, modernizimin, modën, argëtimin, prestigjin, etj. Europa vijon të kryesojë në të gjithë botën në këtë aspekt.

Ndërkohë, në listën me 80 shtete janë renditur pothuajse të gjitha vendet e Ballkanit, me përjashtim të Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe të Mali të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje-Hercegovinës.

Në Ballkan lista kryesohet nga Greqia e renditur e 14-ta në klasifikimin botëror për ndikimin kulturor, më pas vjen Kroacia në vend të 33-të. Sllovenia renditet në vend të 55, Rumania në vend të 59-të dhe Serbia si vendi i 75-të në botë për ndikimin kulturor. Lista ballkanike mbyllet me Bullgarinë në vend të 78.

Italia është renditur vendi i parë në botë sa i përket ndikimit kulturor, e ndjekur nga Franca, Spanja, SHBA dhe Britania e Madhe.

Lista e plotë:

Të fundit