Flash News

KRYESORE

80 vjeç, por i rrezikshëm, policia e Mallakastrës arreston të moshuarin

80 vjeç, por i rrezikshëm, policia e Mallakastrës arreston

Policia e Mallakastrës ka vënë në pranga një të moshuar për një vrasje të kryer që në vitin 1991.

Në pranga ka përfunduar Kadri Rustemi, 79 vjeç, banues në Lavdan, pasi akuzohet se 27 vite më parë ka vrarë me armë gjahu një person me inicialet Xh.H.

“Pas marrjes së informacionit në rrugë operative dhe punës së mirëorganizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

-Kadri Rustemi, 79 vjeç, banues në Lavdan, Mallakastër.

Me vendim Gjykate Nr.38 datë 26.12.1996, ky shtetas është dënuar me 25 vjet burgim për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” parashikuar nga Nenet 76 dhe 76/22 të Kodit Penal.

Shtetasi Kadri Rustemi, në datën 26.07.1991 ka vrarë me armë gjahu shtetasin Xh.H dhe ka tentuar të vrasë shtetasin A.H, banues në Mallakastër.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale”, sqaron policia.

Të fundit