Flash News

KRYESORE

80-vjeçarja-Ramës: Ti më thua do të të fus në burg! Rama: Do të të bëja deputete

80-vjeçarja-Ramës: Ti më thua do të të fus në

Gjatë bisedimit me banorët e Burrelit, tërhoqi jo pak vëmendje diskutimi mes kryeministrit dhe një të moshuare. Ajo mori fjalën duke thënë se ishte një pensioniste që kishte punuar 33 vite në Post Telekomunikacion dhe kishte 14 000 lekë pension.

“Unë flas si pensioniste, jam duke shkuar tek 80-vjeçe. Dritat i kemi vetë, ujin e kemi vetë, hidrocentrali i Burrelit më ka zënë 300 dynym tokë në Ulëz, Karl Marksi dhe Frederik Engelsi, ndërsa ti mua more zoti kryeministër…unë kam në 2014-tën disa drita pa paguar dhe ti më thua do të të fus në burg. Për atë pronën atje mua s’ma ka dhënë kush asnjë qindarkë, edhe unë kam dëshirë që t’i paguaj ato drita, por unë kam pasur fatkeqësi dhe më kanë ngel të prapambetura. Pra s’jam e zonja t’i paguaj kurrë ato”, tha e moshuara.

Më tej ajo u ankua edhe për taksat për një lokal me katër tavolina që kishte hapur për të ndihmuar pensionin si dhe për mbesën e saj që kishte përfunduar shkollën për psikologji dhe kishte dy vite pa punë.

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj se fatkeqësisht nuk e kishte njohur më parë, se ndryshe sot do të ishte deputete. “Unë s’të kam njohur ty përpara, se pa asnjë shaka ti sot do të ishte deputete në parlament. Por nuk të kam njohur përpara, të siguroj do ishe deputete sot 100 për qind, por s’të kam njohur, ky është edhe faji i partisë që nuk na prezanton me oratorët e vërtetë të komunitetit. Faktikisht ti ngrite të gjithë problemet e Shqipërisë”, u përgjigj Rama duke shtuar se “në burg nuk të fut njeri se nuk paguan drita…nuk është futur njeri kurrë në burg se nuk ka paguar drita, por ata që i vjedhin dritat”.

 

 

 

 

Të fundit