Flash News

KRYESORE

80-vjetori i Radio Tiranës, Meta dekoron disa prej figurave të shquara

80-vjetori i Radio Tiranës, Meta dekoron disa prej figurave të shquara

Me rastin e 80-vjetorit të krijimit të Radio Tirana, Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar disa prej themeluesve dhe figurave të këtij institucioni.

“Me rastin e jubileut historik, të 80-vjetorit të Radio-Tiranës, vlerësova sot disa nga figurat e shquara dhe korifenjtë e paharruar të këtij institucioni: Drejtorin e parë të Radio-Tiranës, Gjergj Bubani, folësit e parë, Kaliopi Nushi e Haki Bejleri, operatorin e parë të Radio-Tiranës, Todo Bojdani, mjeshtrat e mëdhenj Anton Mazreku e Hamdi Sulçebeu si dhe të mirënjohurën pedagoge, folëse, artisten dhe rrëfimtaren me zërin e saj të paharrueshëm dhe të spikatur, zonjën Vera Zheji.

Gëzuar së bashku 80-vjetorin e Radio-Tiranës!

Gëzuar Ditën e Flamurit Kombëtar!”, shkruan Meta në rrjetin social Facebook.

 

 

Të fundit