Flash News

KRYESORE

BE, 800 mijë euro për zyra informacioni pranë 61 bashkive, projekti nis nga Lushnja

BE, 800 mijë euro për zyra informacioni pranë 61 bashkive,

Nga Qyteti i Lushnjes mori udhë projekti “Bashkitë për në Europë” , që me një fond prej 800 mijë eurosh do të krijojë kënde të BE pranë të gjitha bashkive në të gjithë vendin duke ndihmuar autoritetet vendore dhe qytetarët shqiptarë me informacion mbi BE -në, politikat dhe programet e saj. Shefi i Bashkëpunimit pranë Delegacionit të BE, Mario Mariani, e vuri theksin tek roli i pushtetit vendor në rrugëtimin europian të vendit: “Përgëzojmë 61 kryebashkiakët shqiptarë, të cilët kanë emëruar tashmë anëtarë të stafit të tyre për të koordinuar çështjet që lidhen me BE.  Në javët e ardhshme secila bashki në Shqipëri do të ketë Këndin e saj të BE. Në rrugën e saj të pranimit në BE, Shqipëria vetëm mund të përfitojë nga përfshirja e pushtetit vendor. Nëse përfshihen drejtpërsëdrejti, administratat vendore dhe qytetarët mund të mësojnë më shumë, të rrokin mundësitë dhe të përballen me sfidat që përfshin integrimi evropian. Këndet e BE do të kontribuojnë për të sjellë Shqipërinë, qytetarët e saj dhe Bashkimin Evropian më pranë njëri-tjetrit”, tha Mario Mariani.

Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe në rolin e të zgjedhurit të parë vendor që do të zbatojë projektin dhe Voltana Ademi si kryetare e një prej shoqatave që përfaqëson të zgjedhurit vendorë theksuan angazhimin për zbatimin e me sukses të këtij projekti të parë në llojin e tij

“Bashkitë për në Evropë” fillon në kuadër të Javës Evropiane të Demokracisë Vendore e cila promovon dhe ushqen pjesëmarrje.n demokratike në nivelin bazë të shoqërisë.

Fillimi i projektit u shoqërua me një debat të hapur midis kryetarit të Bashkisë së qytetit të Lushnjes dhe të rinjve të qytetit.

Të fundit