Flash News

KRYESORE

800 mln euro investime në ndërtim për 3 vite në Tiranë, nga vijnë këto para?

800 mln euro investime në ndërtim për 3 vite në Tiranë,

Çfarë po ndodh me qendrën e Tiranës? Tirana e italianëve të Musolinit dhe ajo e italianëve të Edi Ramës. Oligarkët e kullave dhe kullat e oligarkëve… Varianti inteligjent i Erion Veliajt për qendrën e Tiranës.

Për këto çështje po diskutohet mbrëmjen e sotme në “Të Paekspozuarit”.

Gazetarja Ornela Liperi u pyet se nga vijnë paratë që shkojnë për ndërtime në Tiranë. Ajo u shpreh se vetëm gjatë vitit 2018 është parashikuar të investohen rreth 300 mln euro në ndërtime, ndërsa deri në 2020, kjo shumë është 800 milionë euro.

“300 mln euro janë vetëm për vitin 2018. Në Tiranë do të investohen rreth 800 milionë euro brenda 3 viteve, të mbledhura nga llogaria e të të ardhurave të grumbulluara nga Bashkia e Tiranës”, tha Liperi.

Më tej, gazetarja shprehet se e rëndësishme është se nuk ka një rritje të madhe të kredisë bankare, ndërsa për këtë jep edhe arsyetimin, ndërsa specifikon se këto para nuk vijnë nga bankat.

“Nuk ka ndonjë rritje të madhe të kredisë bankare dhe kjo është e rëndësishme, se nga vijnë këto para është pak e vështirë të kuptohet, por këto para nuk po vijnë nga bankat, këtë po them. Bankat janë të stepura për të kredituar sektorin e ndërtimit, pasi ndër të tjera edhe shumat e kërkuara janë të mëdha dhe nuk mund të jepen nga një bankë e vetme”.

Të fundit