Flash News

KRYESORE

85 të infektuar dhe 4 viktima nga covid-19, mes tyre një 21-vjeçare; Në total 101 viktima në Shqipëri

85 të infektuar dhe 4 viktima nga covid-19, mes tyre një

4 viktima, mes tyre edhe një vajzë 21-vjeçare janë shënuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Në total, shkon në 101 numri i viktimave në Shqipëri nga covid-19 nga fillimi i pandemisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë rezultuar të prekur me covid-19 edhe 85 raste të reja në rang vendi.

"Situata paraqitet e rënduar në spitalin infektiv, ku janë shënuar 4 humbje jete në 24 orët e fundit.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një vajzë e re 21 vjeçare, e cila ndodhej në terapi intensive e intubuar, si pasojë e simptomave të rënda të Covid19. Gjendja e saj u rendua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë.

Gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur betejën me sëmundjen edhe një qytetare 49 vjeçare nga Kruja, e intubuar në gjendje të rëndë prej 11 ditësh dhe dy qytetarë, 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana të intubuar, të cilët nuk e kanë fituar dot betejen me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e mëdha qe po bën stafi mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze. Aktualisht janë të shtruar 88 pacientë në spital, 12 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 361 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 85 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 44 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, 5 në Tropojë, 3 në Elbasan, nga 2 raste në Durrës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Berat, Kamëz, Pogradec, Ura Vajgurore.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar në 2091 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1560 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës", tha Mirela Cami, Drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Lexo edhe: Ndërroi jetë në Infektiv pasi u prek nga covid-19, MSH sqaron nëse 21-vjeçarja vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese

Lexo edhe: Foto/ 49 vjeçarja që ndërroi jetë nga covid-19 dje kishte ditëlindjen, fëmijët i dërguan lule në infektiv: E shtrenjta jonë!  

Të fundit