Flash News

KRYESORE

"86% e shqiptarëve ndjehen të papërfaqësuar në parlamentin aktual", studimi i ISP: Mbi 93% e qytetarëve kërkojnë ndryshimin

Në kuadër të një projekti për monitorimin e parlamentit gjatë qeverisjes “Rama 2”, Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka zhvilluar një anketim online me qytetarët për të marrë perceptimet e tyre rreth deputetëve, parlamentit, aktivitetin përfaqësues dhe debatin zgjedhor.

Në përfundim të këtij anketimi, ISP ka arritur në konkluzionin se mbi 86% e qytetarëve ndjehen të papërfaqësuar në parlamentin aktual dhe mbi 93% e tyre kërkojnë ndryshim dhe prurje të reja në parlament në vitin 2021.

Sipas ISP në anketim morën pjesë 57% meshkuj dhe 43% gra, mbi 76% e të cilëve ishin të moshës nën 50 vjeç. Vlen të theksohet se secili qark u përfaqësua me kuota opinionesh që kanë raport të përafërt proporcional me numrin e mandateve të qarqeve në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Vlerësimet e qytetarëve në anketim i kanë tejkaluar bindjet e tyre politike dhe identitetet ideologjike. 

Në gjetjet e studimit është konstatuar se pjesa më e madhe e të anketuarve kanë cilësuar si  legjislaturën më cilësore parlamentare atë të 1992-1996. Vlerësimi për këtë legjislaturë vjen edhe nga grupe moshore që nuk e kanë jetuar atë, çka përbën qartazi një tregues se qytetarët janë të mirëinformuar mbi politikën dhe po i largohen gjithnjë e më shumë vlerësimeve afatshkurtra të nisura nga interesa pragmatiste politike e elektorale.

Legjislatura me vlerësimin më negativ është ajo e vitit 1996-1997 ndjekur nga ajo e periudhës 2013-2017.

[caption id="attachment_409199" align="aligncenter" width="620"] Deputetët më të aftë dhe legjislatura më e mirë pas 1990[/caption]

Qytetarët kanë shprehur një zhgënjim të madh ndaj politikës dhe parlamentit (jo vetëm atij aktual), si dhe kanë një nivel të ulët besimi për një ndryshim cilësor të gjendjes në të ardhmen e afërt.

[caption id="attachment_409197" align="aligncenter" width="621"] Sa të përfaqësuar ndihen qytetarët me parlamentin aktual?[/caption]

Lidhur me rolin e parlamentit në sistemin politik, shumica qytetare, pra 59%, beson se ai nuk është përfaqësues, dy të tretat mendojnë se parlamenti aktual nuk e kontrollon pushtetin ekzekutiv, mbi 60% mendojnë se parlamenti aktual vepron si institucion formal, si dhe mbi 58% e qytetarëve mendojnë se parlamenti nuk i përmbush përgjegjësitë kushtetuese.

Të fundit