Flash News

KRYESORE

863 mijë euro dhe patenat e Tahirit, Sota del nesër para Gjykatës së Krimeve të Rënda

863 mijë euro dhe patenat e Tahirit, Sota del nesër para Gjykatës

Biznesmeni Orest Soti, i cili u ndalua pak ditë më parë nga policia e Elbasanit dhe në makinën me të cilën ai po udhëtonte u gjetën 863 mijë euro dhe dy leje drejtimi për mjetet lundruese në emër të Saimir Tahirit, do të dal nesër para Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Prokuroria e Elbasanit, për mungesë kompetencash, e transferoi dosjen e Sotës në Tiranë tek Krimet e Rënda.

Mësohet se në seancën e nesërme organi i akuzës do të kërkojë nga gjykata masën e sigurisë “arret me burg” për Orest Sotën.

Të fundit