Flash News

KRYESORE

863 mijë euro për hekur, kompania ‘Kurum’: Nuk e kemi klient biznesmenin Sota

863 mijë euro për hekur, kompania ‘Kurum’: Nuk e kemi

Përfaqësues të kompanisë ‘Kurum’ në Elbasan ka deklaruar se Orest Sota nuk bën pjesë tek lista e klientëve të saj. Gazeta ‘Rilindja Demokratike’ raporton për dëshminë e përfaqësuesve të kësaj kompanie në Prokurori, të cilët hedhin poshtë alibinë e biznesmenit të arrestuar me 863 mijë euro në makinë dhe dy patenta të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Alibia e Orest Sotës se 863 mijë euro ishin të destinuara për blerjen e hekurit tek kompania Kurum ka rënë. Kompania e pyetur nga prokurorët ka sqaruar se Sota nuk bën pjesë tek lista e klientëve të kësaj kompanie dhe se ajo në asnjë rast nuk operon më shumë para në dorë, por vetëm përmes transfertave bankare. Sota kishte deklaruar se paratë ishin për blerjen e hekurit tek kjo kompani, ndaj dhe kishte marrë drejtimin drejt vendit ku ndodhet fabrika”, raporton ‘RD’.

Të fundit