Flash News

KRYESORE

88 fëmijë të infektuar në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë, flet mjekja: Si e morën virusin

Në Shqipëri rezultojnë 88 fëmijë të infektuar me koronavirus që prej fillimit të pandemisë.

Shifra u bë publike nga mjekja Gjeorgjina Kule, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve

në studion e Abc News, e cila shprehet se pjesa më e madhe e fëmijëve të prekur kanë qenë asimptomatikë, ndërsa asnjë prej tyre nuk është shtruar në spital.

Ajo sqaroi se fëmijët janë infektuar nga kontaktet e familjarëve.

“Në momentin që flasim kemi 88 fëmijë të infektuar. Të gjithë fëmijët janë infektuar nga kontaktet e familjarëve. Pjesa më e madhe e tyre janë asimptomatikë ose me simptoma të lehta. Asnjë prej tyre nuk është i hospitalizuar”, tha mjekja.

Ndërsa për numrin e lartë të të infektuarve nga personeli mjekësor mjekja tha se kjo ka ndodhur për shkak të

ambienteve të shërbimeve shëndetësore që janë vendet ku qarkullon më së shumti infeksionet dhe si të tilla infektimi mund edhe të ndodhë për shkak edhe të neglizhencës dhe  mosrespektimit të protokolleve shëndetësore.

“Si anëtare e komitetit dua të theksoj se komiteti merr vendime vetëm në përputhje dhe direktivat e OBSH. Në komitet nuk është diskutuar rikthimi i karantinës apo i mbylljes. Kjo rritje është reale dhe e pritshme kur ke një 97 % të bizneseve të cilat janë të hapura. Mjafton një dalje në rrugë dhe kutin se çfarë intensiteti të kontakteve kemi. Numri i hospitalizimeve është i kontrolluar qoftë edhe numri i pacientëve në terapi intensive. Për sa i përket stafit mjekësor infektimi nga koronavirusi, QSUT ka 53 shërbime, në këto shërbime janë kapur disa raste, sigurisht nuk është e falshme, sepse duhet të merren masa mbrojtëse. Çdo person që ne vizitojmë duhet ta konsiderojmë si potencialisht të rrezikshëm. Ka pasur edhe neglizhenca”, tha ndër të tjera Kule.

Gjeorgjina Kule

Të fundit