Flash News

KRYESORE

9 kushtet e Bundestagut/ Shehi: I kam thënë Bashës, po lodhemi kot ne për platformë, ja na e bënë gjermanët

9 kushtet e Bundestagut/ Shehi: I kam thënë Bashës, po lodhemi

Kreu i LZHK-së dhe aleat i kryeopozitarit Lulzim Basha, Dashamir Shehi tha se kushtet e vëna nga Bundestagu për çeljen e negociatave janë platforma më e mirë për opozitën.

“I kam thënë Bashës, po lodhemi kot ne me platforma, ja ku na e shkruajtën gjermanët, platformë më e mirë nuk ka. Kjo për mua shërben si një platformë e madhe mbi të cilën mund të negociohet, mund të ngrihen marrëveshje”, tha Shehi në studion e emisionit Opinion në TV Klan.

Ai shtoi se 9 kushtet janë detaje që tregojnë se Europa po merret seriozisht me Shqipërinë. Për sa i përket zbatimit të kushteve, Shehi tha se kjo është e pamundur për qeverinë, pasi është ajo që i ka krijuar problemet.

“Kjo qeveri që është sot nuk mund ti zbatojë këto kushte, se ajo i ka krijuar. Këto kushte janë për një zbatim afatgjatë dhe shkojnë përtej kësaj qeverie”, u shpreh kreu i LZHK-së.

Të fundit