Flash News

KRYESORE

‘9 kushtet si platformë afatshkurtër’/ Mediu: Dialogu pozitë-opozitë, garanci për mbështetjen e ndërkombëtarëve

‘9 kushtet si platformë afatshkurtër’/ Mediu: Dialogu

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha gjatë fjalës së tij në Asamblenë e kësaj partie se mbështetja e ndërkombëtarëve arrihet vetëm nëpërmje marrëveshjes pozitë-opozitë.

Gjithashtu, Mediu theksoi se reforma zgjedhore është diçka primare për opozitën, e cila, sipas tij, lufton për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Në emër të Partisë Republikane, prej kohësh kam kërkuar dhe kërkoj edhe sot, që opozita të gjykojë dhe të bashkohet në idenë e sistemit zgjedhor: Propocional Kombëtar me lista të hapura”, u shpreh Mediu.

Më tej ai tha se kanë paraqitur me shkrim një platformë të tyren për bashkëpunimin e opozitës. Mediu gjykon se 9 kushtet e Bundestagut për çeljen e negociatave të anëtarsimit të Shqipërisë në BE, duhet të shërbejnë si platformë afatshkurtër e opozitës.

“Me shkrim kemi paraqitur një platformë për bashkëpunimin e opozitës, e cila duhet të ketë si platformë të vetën afatshkurtër 9 kushtet e Bundenstagut Gjerman, ato reflektojnë jo vetëm shqetësimet e opozitës, por të shqiptarëve, partnerëve tanë ndërkombëtare dhe zgjidhja e drejtë e tyre është hapi i parë drejt ndryshimit dhe qasjes aktive me Europën. Si konkluzion mendoj se e vetmja mënyrë për të mundësuar mbështetjen nga ndërkombëtarët, është inicimi nga Ne, i dialogut opozitë – pozitë, duke përfshirë kërkesat tona në kushtet që vendos Gjermania për hapjen e negociatave. Diskutimi me ndërkombëtarët, jo vetëm i problemeve, por duke ofruar zgjidhje që tejkalojnë interesin tonë imediat politik, dhe duke vendosur në fokus integrimin Europian dhe sistemin demokratik, duke treguar që jemi partnerë real. Shqiptarët nuk mund të meritojnë më pak se Maqedonasit, prandaj zgjedhjet e lira dhe të ndershme sa më parë, janë rruga e kapërcimit të krizës së rëndë politike”, deklaroi Mediu.

Të fundit