Flash News

KRYESORE

9 raste të reja në Pukë, ish-deputeti thirrje Manastirliut: "Mbylleni" spitalin, kur e denoncuam, ju tentuat të fshihnit situatën

9 raste të reja në Pukë, ish-deputeti thirrje Manastirliut:

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia akuzon autoritetet shëndetësore se nuk morën parasysh denoncimin e 10 qershorit nga PD se në spitalin e Pukës ka raste me covid-19 dhe që kishte qëndruar 11 orë në kontakt me personelin e persona të tjerë, ndërsa sot u konstatuan 9 raste të reja.

Sipas Bardhit, rasti u fsheh nga Ministria e Shëndetësisë.

“OGERTA, PSE PO I RRIT VATRAT E INFEKSIONIT NE SHENDETESI?

Spitali i Pukës dhe disa qendra shëndetësore janë tashmë vatra të nxehta infeksioni Covid, për shkak të papërgjegjshmërisë së autoriteteve shëndetësore!!!

Pas denoncimit se më 10 qershor në këtë spital u konstatua një pacient me Covid, që kishte ndenjur 11 orë në kontakt me personelin e persona të tjerë, në vend që të vepronte, Ministria e Shëndetësisë u investua të fshihte situatën. Në një sjellje të pacipë dhe kriminale, nuk iu përgjigj thirrjeve të përsëritura të personelit shëndetësor, që kërkonte të testohej. As u izoluan e as u testuan për plot dy javë! Nga testet e kufizuara të bëra në krye të dy javëve, u konstatuan edhe mjekë e infermierë të tjerë të infektuar, që nga reanimatori e deri tek pediatria! Përgjegjës janë vetëm autoritetet shëndetësore, që me indiferencën skandaloze, ndihmuan zinxhirin e infeksionit, në vend që ta këpusnin atë që kur u konstatua pacienti me Covid.

Zonja ministre e shëndetësisë! Përhapja e Covid është vepër penale, sipas ndryshimeve që vetë keni cuar e miratuar në parlament, edhe pse ndiheni mbi ligjet e këtij vendi!!!Në vend që të fshihni realitetin e të injoroni për turp, thirrjet e personelit shëndetësor për testime, "mbylleni" spitalin e Pukës, kryeni dezinfektimin rrënjësor dhe testoni gjithë personelin e bëni gjurmimin e kontakteve!”, shkruan Bardhi.

https://politiko.al/78-raste-te-reja-me-covid-19-ne-shqiperi-rekordin-kete-here-nuk-e-mban-tirana/

Të fundit