Flash News

KRYESORE

9 vjet nga 21 janari, familjarët e katër viktimave ende në pritje të drejtësisë

Sot  mbushen 9 vjet nga vrasja e katër protestuesve para Kryeministrisë, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë.

Më 21 Janar të 2011-ës kur Partia Socialiste ishte në opozitë zhvilloi një protestë kundër qeverisë në atë kohë në koalicion mes PD dhe LSI.

Nisi si marshim i qetë protestues, por përfundoi me katër viktima, Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Ky i fundit, pas mjekimit fillimisht në Spitalin Ushtarak të Tiranës, u dërgua për kurim të specializuar në Turqi, ku dhe ndërroi jetë pas disa ditësh.

Protesta e PS nisi pas skandalit të publikuar në ‘Fiks Fare’ të një video ku shfaqej Ilir Meta dhe ish-Ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, duke diskutuar për një koncesion, që sipas opozitës në atë kohë ishte korruptive në kurriz të shqiptarëve.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Megjithatë, në mesditë situata u tensionua pasi protestuesit tentuan të hyjnë në oborrin e kryeministrisë, duke hedhur sende të forta dhe gurë në drejtim të kryeministrisë.

Më pas, u dëgjuan të shtëna me armë, duke shkaktuar vdekjen e 4 protestuesve. PS në atë kohë akuzoi kryeministrin, Sali Berisha dhe ministrin e Brendshëm, se nëpërmjet segmenteve të Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, ka vrarë katër qytetarë të pafajshëm.

Nga ana tjetër, Berisha deklaroi se kjo lloj proteste ishte puç i Ramës për t’i marrë pushtetin me dhunë. Madje, ai sulmoi ashpër edhe Prokurorinë, SHISH-in dhe Presidentin e Republikës.

Pavarësisht përmasave të ngjarjes së asaj dite, sot nuk ka asnjë të dënuar. Pas seancave maratonë, dy personat e dyshuar, ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe përgjegjësi i njësisë speciale, Agim Llupo u shpallën të pafajshëm. Garda e Republikës paditi ish-drejtuesit e saj për vrasjet.

Dy vjet më vonë, në 2013-ën kreu i PS Edi Rama i shtriu dorën e bashkëpunimit Ilir Metës, kryetar i LSI në atë kohë dhe formoi qeverinë e re.

Të fundit