Flash News

KRYESORE

90 raste të reja dhe dy viktima nga covid-19 në Shqipëri, ambasada gjermane: Rajon i rrezikshëm, s’ka teste; mbyllet bashkia e Malësisë së Madhe

90 raste të reja dhe dy viktima nga covid-19 në Shqipëri,

90 raste të reja dhe dy viktima është bilanci i 24 orëve të fundit në vendin tonë për shkak të covid-19. Shifrat u konfirmuan nga Ministria e Shëndetësisë, e cila ka kërkuar shtim të vigjilencës, ndërsa jep alarmin e situata në Infektiv vijoj të jetë serioze.

“Aktualisht janë të shtruar 81 pacientë në spital, 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rënde.

Fatkeqësisht dy qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin infektiv. Një 81 vjeçar nga Shkodra dhe një 63 vjeçar nga Elbasani”, tha doktoreshë Flutura Beqo, teksa shtoi se pas 420 testimeve janë konfirmuar 90 raste pozitive.

Deri tani në vendin tonë kanë humbur jetën 85 persona, mes tyre dy mjekë dhe raste aktive me covid janë 1875 në të gjithë vendin.

Po ashtu, sot u mbyll përkohësisht bashkia e Malësisë së Madhe pasi tre punonjës të saj dolën pozitivë.

Paralajmërimi i ambasadës gjermane në Tiranë

Ambasada gjermane në Tiranë ka bërë një paralajmërim për qytetarët e saj sa i takon udhëtimeve drejt Shqipërisë, në kushtet kur vendi ymë po përballet me një situatë të përkeqësuar të pandemisë covid-19.

Në një postim në faqen zyrtare në rrjetet sociale, ambasada e cilëson Shqipërinë si rajon me rrezikshmëri për shkak të situatës epidemiologjike të Covid-19, që nuk garantohet një kujdes shëndetësor sipas standardeve gjermane, ndër të tjera ekzistojnë mundësi të kufizuara të testimit për Covid-19.

Të fundit