Flash News

KRYESORE

91% e shërbimeve publike online brenda 2020, Balluku prezanton nismën që i vjen në ndihmë qytetarëve shqiptarë

91% e shërbimeve publike online brenda 2020, Balluku prezanton nismën

Një nga synimet e qeverisë shqiptare për vitin 2020 është që 91% e shërbimeve të mund të ofrohen online. Kjo është një ndihmesë dhe për qytetarët të cilët Kjo është një ndihmesë dhe për qytetarët të cilët nuk do të kenë përgjegjësi për letrat dhe dokumentet, të cilat duhen për të marrë shërbimin, sepse kjo do të jetë vetë detyrë e njësisë shtetërore, në të cilën ai do aplikojë.

Në kuadrin e kësaj nismë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka qenë në në ambientet e DRSHTRR Tiranë, nga ku prezantoi punën në funksion të kësaj nisme.

Blendi Gonxhe, drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR u shpreh duke thënë se:

“Gjatë 2019-ës kemi bërë të mundur 700% më shumë shërbime për qytetarët krahasuar me 2018-ën. U kemi shërbyer 2.2 milionë qytetarëve dhe nga këta 400 mijë kanë qenë aplikime të plota online. Po bëhemi gati, pas urdhrit të Kryeministrit dhe nën koordinimin e ministres, që në vitin 2020 të mundësojmë 50 shërbime tërësisht online.”

Ndërsa ministrja Balluku u shpreh:

“Ne synojmë që deri në fund të vitit 2020, të kalojmë online 91% të shërbimeve të ofruara nëpër sportele. Kjo është një nisëm dhe një përgjegjësi e madhe, për t’u kryer pasi duhet një impenjim maksimal që nga ministri dhe deri tek operatori i sportelit. Por ne e kemi marrë këtë përgjegjësi dhe besoj që do ja dalim me sukses ashtu siç kemi bërë dhe herë të tjera.”

Po ashtu, në këtë takim u shpjegua se do të synohet që procesi të jetë sa më i thjeshtë, por nga ana tjetër, për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, për një periudhë të caktuar pranë sporteleve do të ketë asistencë për qytetarët që duan të dijnë se si kryhet aplikimi online:

“Procesi do të jetë i thjeshtë. Ne do të nisim të kalojmë shërbimet online përmes platformës e-albania, ku do të prezantojmë edhe mënyrën se si çdo qytetar do të ketë mundësi të aksesojë këto shërbime. Por do të krijojmë edhe një periudhë të caktuar pilotimi nëpër sportele, ku do të ofrohet mundësia, me ndihmën e operatorëve tanë për të aksesuar platformën e-albania dhe sigurisht me kalimin e muajve ne pretendojmë që të gjithë qytetarët do të kenë mundësinë që ta përdorin vetë këtë platformë."

Të fundit