Flash News

KRYESORE

94 mjekë dhe 26 infermierë në Itali kanë humbur jetën prej koronavirusit

94 mjekë dhe 26 infermierë në Itali kanë humbur jetën

94 katër mjekë kanë humbur jetën nga koronavirusi, tha të martën shoqata italiane e mjekëve. Po ashtu, 26 infermierë kanë vdekur pas kontaktit me pacientë të infektuar, tha zyrtari i shtypit i federatës italiane të infermierëve, duke shtuar se në total ishin gjithsej 6,549 infermierë janë infektuar.

Që nga e hëna, numri i përgjithshëm i punonjësve të kujdesit shëndetësor të infektuar nga koronavirusi është 12,681, sipas Institutit Italian të Shëndetësisë. Mungesa e mjeteve të duhura mbrojtëse ka bërë që infeksioni brenda ambienteve të kujdesit shëndetësor të kontribuojë në përhapjen e shfrenuar të virusit.

Deri tani Italia shënon 16,523 viktima dhe 132,547 të infektuar nga Covid-19.

Të fundit