Flash News

KRYESORE

97-vjetori i Shërbimit Pyjor Shqiptar, nxënës dhe vullnetarë i bashkohen aksionit për mbjelljen e pemëvë në Vaqarr

Me rastin e 97-vjetorit të themelimit të institucionit të Shërbimit Pyjor Shqiptar, nxënës të shkollës së Lalmit, vullnetarë të “Qendrës Rajonale Rinore Tiranë”, punonjës të Bashkisë së Tiranës, si dhe banorë të zonës, u bënë bashkë për të mbjellë pemë të reja në Parkun e Liqenit të Vaqarrit, njofton zyra e shtypit e bashkisë Tiranë.

Aksionit iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se përvjetori i krijimit të Shërbimit Pyjor është tregues i vëmendjes që ka pasur Tirana ndaj pemëve, që në fillimet e saj si kryeqytet.

“Iu bashkova skuadrave të Vaqarrit, sidomos shkollës së Lalmit, që kishte vendosur të festonte 97-vjetorin e Shërbimit Pyjor. Tirana mbush 100 vjeç, Shërbimi Pyjor 97 vjeç; do të thotë se në qëllimet e kryeqytetit dhe të shtetit tonë kemi pasur një vëmendje ndaj natyrës, ndaj së bukurës, një vëmendje ndaj paqes me mjedisin. Qartazi nuk e ruajtëm këtë. E qëlluam kryeqytetin dhe shërbimin pyjor para 97 dhe 100 vjetëve, por dashurinë për natyrën nuk e mbajtëm”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku nënvizoi se çdo brez ka detyrimin që të kujdeset për t’i lënë gjeneratës së ardhshme një pajë sa më të mirë.

 “Sa gëzohem kur i shoh fëmijët sot që po na ndihmojnë tëmbjellim kodrën e Lalmit, e cila që siç duket ka pasur erozion, toka ka rrëshqitur prej faktit që u prenë pemët. Nëse nuk kemi kuptuar formulën që çdo brez ka për detyrë t’i lërë një faturë sa më të ulët dhe një pajë sa më të mirë dhe të shtrenjtë brezit tjetër, do të thotë s’kemi bërë asgjë”, tha kryebashkiaku.

Të fundit