Flash News

KRYESORE

A di serbisht? Gazetari: Si do i përgjigjesha Vuçiç në vend të Hotit

A di serbisht? Gazetari: Si do i përgjigjesha Vuçiç në

Takimi i pak ditëve më parë në Bruksel mes presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti për dialogun u komentua gjerësisht në media.

Para takimit, ra në sy një pyetje e Vuçiç ndaj Hotit, kur iu drejtua se a di serbisht, ndërsa zyrtari shqiptar iu përgjigj thjeshtë: kuptoj.

Ndërkohë, gazetari nga Kosova, Berat Buzhala duke folur për Syri tv, tha se Hoti duhej të ishte përgjigjur në një varinat tjetër.

‘Me pyetjen a di serbish jam përballur në një emision serb kur kam qenë për herë të parë dhe mu drejtua kjo pyetje. Edhe i jam përgjigj se un nuk flas serbisht, por kuptoj serbisht sepse Millosheviç na e ka imponuar serbishten.

Ne nuk na duhet të flasim serbisht. Ne e kuptojmë sepse kemi qenë të shkelur. Por nuk kemi pse e flasim’, tha Buzhala.

Të fundit