Flash News

KRYESORE

A do e bëjë Rama realitet paketën antishpifje? Kikia: Kam shqetësim ndryshe nga kryeministri

A do e bëjë Rama realitet paketën antishpifje? Kikia: Kam

Gjuhën e kryeministrit Edi Rama ndaj atyre që shpifin, gazetari Mentor Kikia e konsideron tejet agresive.

“Rama një kryeministër agresiv në gjuhën e përdorur kundër burimeve të shpifjeve. Sipas tij janë shumë, postime në facebook, portale, banaqe etj…”, u shpreh Kikia.

Më tej gazetari shprehet se se është nevojë urgjente rregullimi i sistemit tonë të informimit, ndërsa shton se shqetësimi i tij, ndryshe nga ai i Ramës, janë shpifjet ndaj qytetarëve.

“Sot shpifje ka edhe ligj antishpifje ka por nuk ka drejtësi. Ne presim çfarë do të përmbajë paketa dhe cilat do të futen në paketë. Pasi ligj për shpifje ka. A ka nevojë për rregullime? Ka dhe mendoj se përtej ndershmërisë që ne si njerëz të medias, përtej shqetësimt që duhet të përthithim para çdo paralajmërimi të tillë, duhet të pranojmë se sistemi ynë i informimit ka nevojë urgjente për t’u rreguluar. Shqetësimi i Kryeministrit është për shpifjet ndaj qeverisë, por unë jam i shqetësuar për shpifjet ndaj qytetarit. Kur kjo paketë të jetë në formë të shkruar, kë do prekë…”, tha Kikia.

Ai shprehet se shqetësuese është presioni ndaj bizneseve ku portale anonime u vënë gjoba.

Të fundit