Flash News

KRYESORE

A do e prezantojë Rita Ora sonte Dua Lipën në “American Music Awards”?

A do e prezantojë Rita Ora sonte Dua Lipën në “American

ABC News ka publikuar lajmin se kush do të prezantojë eventin e madh muzikor "American Music Awards". Ceremonia do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në teatrin "Microsoft" në Los Angeles të Kalifornisë, në SHBA.

Moderimi i këtij eventi të madh do të bëhet nga shumë personazhe të famshëm  botëror, të muzikës, televizionit e filmit. Prezantues do jenë gjithashtu edhe Rita Ora e Bebe Rexhën, dy këngëtaret me origjinë nga Shqipëria.

Ndërsa Dua Lipa do të performojë dhe do të vijë me shumë surpriza. Ky është një sukses i jashtëzakonshëm për të treja këngëtaret shqiptare.

Por a do jetë Rita Ora ajo që do të prezantojë Dua Lipën? Mbase Rita është marrë vesh me organizatorët që mos të prezantojë Duan, duke qenë se ato të dyja nuk flasin me njëra-tjetrën dhe Rita kurrsesi nuk do dëshironte të prezantonte sukseset e "rivales" saj, pasi kjo ishte dhe arsyeja, sipas mediave, që Elena Ora nuk e përkrahu Duan: që mos të triumfonte mbi Ritëm

 

Të fundit