Flash News

KRYESORE

"A do i rrëzojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor?", Meta: Shkelja e ‘5 qershorit’, grusht shteti! Unë nuk flas, por veproj

"A do i rrëzojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor?", Meta:

“Unë nuk flas, por veproj”, kështu është shprehur presidenti Meta referuar ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, ndërsa u pyet se nëse do t’i rrëzonte apo jo ndryshimet e reja.

Gjatë një dalje publike mesditën e sotme, Meta e vuri sërish theksin te marrëveshja e 5 qershorit duke kërkuar respektimin e saj. “Në rast se shkelet 5 qershori”, sqaroi Presidenti: “Atëhere do ishte njëlloj si një tentativë për grusht shteti.”

Presidenti u shpreh i vendosur që t'mos pranojë ndryshime të njëanëshme në Kodin Zgjedhor me çdolloj çmimi.

“Tani, ju e dini që ka momente kur unë s’kam dëshirë të flas. Por kaloj në veprim. Është e mira të respektohet 5 qershori, e domosdoshme.

Nëse ka një ndryshim të moralshëm që i intereson publikut, qytetarit, dhe që më jep kënaqësi jo shqetësim, është të hapen listat 100%. Na ndihmon të forcojmë parlamentarizmin. Shqiptarët zgjedhin kandidatët. Jo të votojnë për të punësuarit e kryetarëve.

Nëse shkelet 5 qershori, përgjegjësia do i mbetet atij apo atyre që do e shkelin. Sepse do e konsideroja atentat kundër të ardhmes europiane dhe demokracisë, dhe përpjekje për të instaluar përfundimishtë një grusht shteti që s’do pranohet me çdo lloj çmimi nga Presidenti. Ne s’mund të lejojmë instalimin e një grusht shteti, do bëhet shembull për gjithë botën. Çdo shqiptar jo vetëm me votë, ja liri a vdekje, dhe me çdo tjetër do të ekzekutojë rivendosjen e rendit kushtetues.

Të jeni të sigurt ju, meqë përmendi ju dikush socialistët, se i dhanë kushtetutën më të mirë me referendum. Do i shtojmë kontaktet dhe me zhvillimet”, tha Meta.

Të fundit