Flash News

KRYESORE

A do jetë Turjan Hysko në emisionin e humorit? Konfirmon zërat dhe ngre dyshimet për surprizën e radhës

Deri më tani dihet zyrtarisht që emisioni i humorit në "Klan do të quhet "Klanifonia Show" dhe që do të prezantohet nga Marina Vjollca, pasi kjo doli dhe në promon e vetë televizionit për sezonin e ri që starton në shtator.

Por nuk dihej se çfarë do të ndodhte me Turin, i cili është dhe producent prej vitesh i skuadrës së tij, që i mori nga Vizion Plus në Klan Tv në emisionin "Duplex".

Përmes një postimi në Instastory, Turi ka konfirmuar zërat dhe shkruan:

“Imagjino një skuadër me Jul Dedën, Albano Bogdon, Visjan Ukcenaj, Olsi Bylyku, Eglein Laknori, Cubi Metkaj, Lisa Kujofsa, Eliona Pitarka, Andrea Vreto, sigurisht Marina Vjollca dhe…Është skuadra e ëndrrave. Është ‘Klanifonia’”, – shkruan Turi.

Turi ka shtuar dyshimet me "shtoji dhe...." duke a bërë me dije se Klanifonia paska një surprizë tjetër për publikun.

Të fundit