Flash News

KRYESORE

A do jetë Veliaj pasardhësi i Ramës në PS dhe a pritet sërish koalicion me LSI-në? Si përgjigjet Majko

A do jetë Veliaj pasardhësi i Ramës në PS dhe a pritet

A do jetë Veliaj pasardhësi i Ramës në PS, ishte një nga pyetjet që ministri për Diasporën, Pandeli Majko preferoi ta kalojë pa një përgjigje të drejtpërdrejtë.

I ftuar në "Repolitix", Majko nuk tha as "po" as një "jo" në përgjigje të kësaj pyetjeje.

"E lëmë këtë lloj diskutimi, i takon kohës dhe PS-së", tha Majko. Po ashtu, ministri u pyet edhe nëse do t’i shtrijë sërish dorën LSI-së për koalicion në zgjedhjet e 2021-shit, i cili e la të hapur si mundësi bashkëpunimi.

"Në nuk hyjmë në zgjedhje për 70 mandate por për më shumë. Sigurisht që çdo opsion do të jetë i hapur për koalicion.

Me LSI do të jetë pjesë e bisedimeve pas zgjedhore nëse do të kishim nevojë për koalicion. Aktualisht jemi në kushtet kur nuk ka qenë asnjë parti, ku kemi një pushtet lokal tërësisht në dorën tonë, jo për fajin tonë, por që na garanton një dysheme goxha të stabilizuar dhe më shumë vota", tha Majko.

 

Të fundit