Flash News

KRYESORE

A do kalojë me PS? Flet deputeti ‘rebel’ i LSI që s’braktisi seancën si opozita

Ashtu si edhe në seancën e 3 prillit, deputeti i LSI, Robert Bitri është “rebeluar” edhe ditën e sotme, kur opozita e bashkuar u largua pas fjalës së Lulzim Bashës, lidhur me rekomandimin e KE për çeljen e negociatave.

Pas aludimeve se mund të kalojë me PS, nisur nga sjellje të tilla publike, deputeti Bitri ka reaguar për gazetarët dhe ka konfirmuar se është mendimi i tij personal dhe se nuk ka ndërmend të kalojë me PS.

“Sepse mendoj që duhet të qëndroja sot, ditën e integrimit. Nuk i bashkohem PS. Qëndrova se kështu e mendoj unë, është e drejta ime, kam folur me kryetaren, nuk i trembem asnjë vendimit të grupit të LSI”, u shpreh deputeti Bitri në një reagim për Report TV.

Bitri, dy javë më parë nuk pranoi të braktisë komisionet parlamentare në kuadër të mosbindjes civile të nxitur nga opozita, me argumentin se një propozim i tillë vjen nga kreu i PD, Lulzim Basha dhe ai nuk ishte kryetari i partisë që ai përfaqëson.

Të fundit