Flash News

KRYESORE

A do kandidojë për kryetar bashkie? Dashamir Shehi: Do ta gjejmë një siç e kemi gjetur gjithnjë

A do kandidojë për kryetar bashkie? Dashamir Shehi: Do ta gjejmë

Deputeti Dashamir Shehi, emri i të cilit është lakuar si kandidat i mundshëm i opozitës për bashkinë e Tiranës, është shprehur se nuk është diskutuar asnjë emër kandidati.

Në Ora News, Shehi tha se opozita do të vendos fillimisht nëse do të hyjë ose jo në zgjedhje ndërsa sa i takon zgjedhjes së kandidatit për Tiranën tha se opozita do e gjej një siç e ka gjetur gjithmonë.

Beti Njuma: Herë pas herë gjatë këtyre muajve të fundit kam dëgjuar të artikulohet emri juaj për kandidat të mundshëm për kryetar bashkie i Tiranës, ju do të ishit i gatshëm?

Dashamir Shehi: Në njëherë do vendosim a hyet në zgjidhje me këtë zotëri

Beti Njuma: Do hyhet do hyhet, nuk kam pikë dyshimi, do gjendet një marrëveshje si ajo e majit Rama-Basha

Dashamir Shehi: Unë uroj që mos ketë më të tilla marrëveshje. Uroj që politika të jetë transparente, të bëhet sipër tavolinës dhe shpresoj që opozita ka kohën e mjaftueshme për ta gjetur atë rrugën e vetë dhe besoj se po i afrohemi. Pastaj do ta gjejmë një siç e kemi gjetur gjithnjë.

Të fundit