KRYESORE

A do kandidoni sërish në Vlorë? Rama: S’më ka ndarë asnjëherë asgjë me këtë qytet

A do kandidoni sërish në Vlorë? Rama: S’më ka

Teksa mblodhi asamblenë e PS në Vlorë, kryeministri Edi Rama ka folur për kandidimin e tij të mundshëm sërish në këtë  qytet.

Në një prononcim për mediat, pas përfundimit të takimit, kreu i qeverisë u shpreh se si të kandidojë apo jo formalisht në Vlorë, nuk e ka ndarë asnjëherë asgjë me qytetin e tij.

Më tej ai ka shtuar se në mandatin e 3-të qeverisës, për Vlorën do të bëhet më shumë se dy mandatet e tjera.

‘’Si çdo betejë dhe çdo ndeshje fitohet kur mbaron. S’fitohet para se të fillojë. Jemi besimplotë se do fitojmë.

Së pari kandidoj s’kandidoj formalisht në Vlorë, Vlora s’më ka ndarë asnjëherë asgjë. Asnjë diskutim nuk ka që siç kemi bërë për Vlorën më shumë se sa 1 mandat më parë, dhe në këto 2 mandate se 100 vjet. Mandatin e 3-të do bëjmë më shumë se 2 të mëparshmit. Eskperienca më ka treguar se ndryshimi ka një impakt të madh energjizues fillim, më pas rrit pritshmëritë dhe krijon edhe pakënaqësitë’’, tha Rama.

Ditari politik

Të fundit