Flash News

KRYESORE

A do keni paketë për mediat? Rama: Fevzi, nëse lufta zgjat përgatitu dhe ti të japësh

A do keni paketë për mediat? Rama: Fevzi, nëse lufta zgjat

Kryeministri Edi Rama ka prekur sërish kërkesën e medias sa i takon një pakete mbështetjeje, pasi ashtu si shumë sektorë të tjerë është prekur drejtëpërdrejtë nga kriza e shkaktuar prej pandemisë globale.

I ftuar mbrëmë në ‘Opinion’, moderatori Blendi Fevziu e pyeti kryeministrin nëse do të qeveria një paketë për ndihmuar mediat, teksa shton se ai vetë nuk pretendon asnjë cent nga shteti.

Rama: Ti përgatitu të japesh se për të marrë s’ke çfarë merr.

Fevziu: Për ty nuk jap, për të tjerët në nevojë mund të jap.

Rama: Jo për mua personalisht jo, nëse lufta do zgjasë patjetër që do japësh. Por ne do punojmë të mos zgjasë. Sa për mediat, janë biznese të mëdha dhe qeveria ka vënë në dispozicion një garanci sovrane ku të marrin kredinë dhe të paguajnë punonjësit që kanë në shtëpi. Sa i përket gazetarëve është temë tjetër, kurse emisionet komerciale nuk është problemi i qeverisë.

Të fundit