Flash News

KRYESORE

A do kërkojë Rama shkarkimin e Metës pas refuzimit të dekretit për Lleshin? Ish-ministri: Çfarë parashikon Kushtetuta

A do kërkojë Rama shkarkimin e Metës pas refuzimit të

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, në një reagim në rrjetin social Facebook, ka bërë një sqarim të asaj se cfarë parashikon kushtetuta për rastin e shkarkimit të Presidentit.

Pyetja ngrihet pas vendimit, që kreu i shtetit ndërmori për të mos firmosur dekretin për zgjedhjen e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm.

Manjani citon nenin 90.2 të Kushtetutës, i cili rendit tre rastet kur shkarkohet Presidenti.

Postimi i plotë

Sqarim ligjor, përsëri për ata që më shkruajnë:

Pyetja e radhës është: a do shkarkohet Presidenti i Republikës pas mosdekretimit?

Përgjigja ime është:

Nuk kam si e nga ta di do shkarkohet Presidenti apo jo. Por mund t’u sjell në vemendje nenin 90.2 të Kushtetutës.

Sipas këtij neni Presidenti i Republikës shkarkohet nga Kuvendi kur;

  1. Ka kryer një krim të rëndë, ose ka shkelur rëndë Kushtetutën. Nuk besoj se mosdekretimi i Sandrit është i tillë.
  2. Votojnë jo më pak se 93 deputetë pro shkarkimit. Rilindja e vetme nuk i ka kaq numra në Kuvend.
  3. Vendimin e shkarkimit duhet ta vlerësojë Gjykata Kushtetuese, e cila nuk ekziston.

Besoj ku nen e sqaron plotësisht pyetjen.

Të dielë të mbarë!

 

 

Të fundit