Flash News

KRYESORE

“A do njeri këtë”, Enca ndez cigaren e hashashit në skenën te sheshi ‘Skënderbej’ dhe e kalon te publiku

Enca Haxhia ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme për të kënduar përpara publikut të Tiranës, në sheshin ‘Skënderbej’, përpara se në skenë të ngjitej Daddy Yankee, ‘mbreti i Reggeaton’.

Përpara një publiku të dominuar kryesisht nga adoleshentë dhe të rinj, Enca performoi disa nga këngët e saj më të njohura, përfshirë “Ciao”.

“Sa po du me pi, dridhe njo e po pim bar”, është refreni i kësaj kënge që në ‘Youtube’ ka mbi 18 milionë shikime.

E për t’ju përshtatur sa më shumë këngës, Enca vendosi që të ndezë në skenë një cigare hashash. Këngëtarja performoi gjatë gjithë kohës me cigaren e hashashit në dorë dhe duke tymosur në skenë. Në fund të performancës, ajo pyeti, “a do njeri këtë?”, duke e hedhur më pas cigaren te publiku.

Ndonëse sasia e kanabisit të përdorur në një cigare nuk është e mjaftueshme për t’u arrestuar, prirja e saj në vende publike është ende e ndaluar, ndryshe nga sa ndodh në shumë shtete të Europës, SHBA apo Kanada ku ka vende të caktuar për konsumatorët.

Të fundit