Flash News

KRYESORE

A do rikandidojë në Durrës? Vangjush Dako: Për mua nuk vendos kryeministri; misioni nuk ka përfunduar

A do rikandidojë në Durrës? Vangjush Dako: Për mua nuk

Vangjush Dako nuk ndihet i lodhur për të kërkuar një mandat të katërt si kryebashkiak i Durrësit, por vendimi do të merret nga strukturat e Partisë Socialiste. Në emisionin ‘Open’, Dako tha se misioni për Durrësin nuk ka përfunduar dhe se atij i pëlqen puna që bën, por janë strukturat që do e marrin vendimin.

“Strukturat e PS do të vendosin për të gjithë. Misioni për Durrësin nuk ka përfunduar. Unë nuk e ndjej veten të lodhur për të mos vazhduar. Më mua pëlqen puna e kryebashkiakut, e bëj me dëshirë, nuk është se po bëj një punë pa dëshirë”, u shpreh kryebashkiaku.

Dako tha se mund të kontribuojë për qytetin në poste të tjera apo edhe duke iu rikthyer biznesit privat.

Gjithsesi, Vangjush Dako dha një mesazh edhe ndaj Edi Ramës kur deklaroi se "për mua nuk vendos kryeministri". "Për mua vendosin qytetarët. Unë fitoj me vota", tha ai.

I pyetur nëse ndihet më i dobët politikisht për shkak të akuzave për bashkëpunim me bandën Avdylaj në manipulimin e zgjedhjeve në vitin 2017-të, Dako tha se nuk ndihet aspak i dobët dhe se akuzat bëhen nga Partia Demokratike për të fituar Durrësin.

Kryemadhi tha se e arrestuan, Dako e mohon: Nuk jam thirrur e pyetur në asnjë moment

Dako akuza Albana Vokshit dhe Eduard Halimit: Mbanin poshtë shtëpisë time njeriun më të rrezikshëm të Shqipërisë

Të fundit