Flash News

KRYESORE

A do rikthehet Guardiola te Barcelona? Flet babai i tij

A do rikthehet Guardiola te Barcelona? Flet babai i tij

Pep Guardiola mund të rikthehet te Barcelona. Këtë e ka pohuar babai i tij, i quajtur Valenti Guardiola. Sipas tij, nuk mund të përjashtohet mundësia që i biri të largohet nga Manchester City për të stërvitur edhe një herë atje ku ka fituar të gjitha trofetë e mundshme në nivel klubesh.

"Po, mund të ndodhë që të kthehet te Barça, por si trajner. Nga momenti që është larguar nga shtëpia jonë, ai ka vendosur gjithmonë në autonomi të plotë. Unë nuk i kam thënë kurrë ndonjë vërejtje apo sugjerim", ka deklaruar i ati.

Guardiola aktualisht punon te Manchester City, aty ku në 3 sezonet e para ka fituar 2 herë titullin kampion. Këtë sezon ai duket se e ka si prioritet Champions League, sepse Liverpool kësaj here ka kaluar shumë përpara në tabelën e klasifikimit.

Të fundit