Flash News

KRYESORE

A do ta dekretojë paketën ‘Anti-shpifje’, Meta: Do ta shoh më vëmendje

A do ta dekretojë paketën ‘Anti-shpifje’, Meta: Do ta shoh

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me paketën e miratuar dy ditë më parë në Kuvend për ‘Anti-shpifjen.

I pyetur nga gazetarët, Meta tha se do ta shohë me vëmendje para se vendosë dekretimin ose jo të kësaj pakete.

“Duhet ta shoh më vëmendje, pasi është  folur vazhdimisht për ndryshime të minutës së fundit.

Do të shikojmë të zbardhura aktet e miratuara dhe relacionet përkatëse dhe përgjigja do jetë në kohën e duhur e argumentuar dhe transprante”, tha presidenti.

Po ashtu, Meta ka përsëritur thirrjen për politikën që të reflektojnë, sidomos pas tërmetit të 26 nëntorit ku humbën jetën 51 persona.

"Ka qenë tronditëse për mua të lexoja statistikat zyrtare të nëntorit, në zyrën për azil për Europën, që tregonte rritjen shqetësuese me 16% në 10 muajt e këtij viti krahasuar me një vit më parë.  Kjo rritje për 1 mijë banorë është shumë herë më e lartë se Serbia, Mali i Zi 11.7 herë.

Kjo duhet të na bëjë të reflektojmë sa më shpejt, sepse kjo humbje besimi është përgjegjësi e këtij konflikti artificial që nuk mund të vazhdojë më mënyrën e qeverisjes për Shqipëri pa shqiptarët. Politika të reflektojë e para, shqiptarët t’i thërrasin mendjes para se të ikin nga Shqipëria se për një vend pune apo arsimi, mund të humbasin atdheun e tyre", tha presidenti.

Të fundit