Flash News

KRYESORE

A do ta dorëzonte mandatin nëse do vendoste Rama? Elona Gjebrea e prerë në qëndrimin e saj

A do ta dorëzonte mandatin nëse do vendoste Rama? Elona Gjebrea e

Deputeja e PS-së, Elona Gjebrea në një lidhje telefonike në emisionin “Tempora” në RTV, e pyetur nga Endri Shabani, tha se nuk do të bojkotonte në asnjë kohë Parlamentin edhe nëse do të ia kërkonte vetë kryeministri Edi Rama.

“PS krijon biseda dhe kushdo jep mendimin e tij. Në asnjë mënyrë unë nuk do të dëgjoja dhe të dilja jashtë Kuvendit. PS nuk e ka menduar kurrë bojkotin e Parlamentit”, u shpreh Gjebrea.

Më tej, teksa i kërkoi Shabani t’i përmendte një rast konkret kur ka votuar kundër linjës së partisë, Gjebrea u shpreh, “Ka qenë një rast për shëndetësinë. Ka patur një propozim nga deputeti Beqja, në një moment nuk e kam ngritur kartonin jeshil sepse kam qenë në një linjë me propozimin e Beqajt dhe jo me qeverinë”.

Të fundit